14:19 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Enca ‘bombardon’ fansat me këtë fotografi për ditëlindjen e saj

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia mbrëmë festoi ditëlindjen, duke mbushur 24 vite, shkruan Indeksonline.

Ajo është mjaft e suksesshme me projektet e saj muzikore, të cilat zgjojnë interesim të madh tek publiku.

Por më shumë se për projektet e saj, ajo përflitet edhe për paraqitjet e nxehta që vazhdimisht bën.

Së fundmi për nderë të ditëlindjes së saj ajo ka plasuar një fotografi mjaft të nxehtë për fansat e saj në Instagram.

“Jeto çdo ditë sikur te ishte ditëlindja jote” : ka shkruar ajo duke shprehur gëzimin që ka marrë me rastin e festimit të ditëlindjes. /Indeksonline/