75 Mall Live Search
17:20 / E Diele, 05 Korrik 2026 / AR

Enca “çmend” rrjetin, bën twerk provokues në prapaskenat e klipit të ri

Këngëtarja Enca ka rritur edhe më shumë pritshmëritë për projektin e saj më të ri muzikor.

Ajo ka publikuar një video nga prapaskenat e xhirimeve, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin: “VASHA” BACKSTAGE 🔥 Shpresoj të jeni gati për këngën e verës 😬🥰 the energy is craaaazy 💃🏻, shkruan Indeksonline.

Në video, Enca shfaqet plot energji duke vallëzuar në mënyrë provokuese, ndërsa në një moment nuk mungon as twerk-u, duke i shtuar edhe më shumë kuriozitetin rreth klipit që pritet të publikohet së shpejti.

Fansat kanë reaguar menjëherë në komente, duke shprehur entuziazmin për atë që Enca e cilëson si kandidatin e saj për “këngën e verës”./Indeksonline/