Enca dhe Don Xhoni gati të sjellin këngën e re “Break down”

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka disa ditë që ka bërë të ditur se do ta publikoj një këngë me reperin nga Kosova, i njohur si Don Xhon.
Ata janë shfaqur vazhdimisht nëpër rrjetet sociale së bashku duke prezantuar këngën e re që ata e konsiderojnë si një hit të radhës, shkruan Indeksonline.
Tanimë dyshja kanë publikuar në platformën Youtube, premierën e këngës që pritet të lansohet pas disa orësh, saktësisht nesër në orën 17:00.
Me siguri që fansat e tyre janë duke e pritur me padurim këtë këngë. /IndeksOnline/