20:08 / E Premte, 18 Qershor 2021 / OSH

Enca e Bearti në lidhje? – këngëtarja i jep “zjarr” edhe më shumë thashethemeve

Ditët e fundit në mediat rozë kryetemë ka qenë se a janë në lidhje këngëtarja, Enca me ish-konkurrentin e “Për’Puthen”, Beart Rexhepi.

Deri më sot, asnjëri nuk është prononcuar në lidhje me këto thashetheme, transmeton Indeksonline.

Enca sot, në Instastory, i ka dhënë edhe më shumë material mediave rozë që të shkruajnë në lidhje me këtë temë.

Një ndjekës i Ences pyeti se çka po zihet mes Encës dhe Beartit, këngëtarja pati një përgjigje interesante.

Ajo publikoi një fotografi ku shihej mbi një mashkull dhe i bëri tag Beartit. Fotografinë e ka shpërndarë Bearti në Instastory.

Ende nuk dihet se nëse Bearti është  mashkulli në fotografinë e Encës./Indeksonline/