13:12 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019

Enca, e dëshpëruar nga ndryshimi i fundit i Instagramit

Instagrami tashmë ka larguar nga aplikacioni opsioni “following activity”, i cili për herë të parë u shfaq më 2011.

Kompani ka njoftuar se e kanë bërë këtë, sepse nuk po përdorej aq sa duhet.

“Njerëzit jo gjithmonë e dinin se veprimtaria e tyre po shfaqet. Kështu që ju keni një rast kur nuk po i shërben çështjes së përdorimit që keni ndërtuar për të, por gjithashtu po bën që njerëzit të habiten kur aktiviteti i tyre po shfaqet. Thjeshtësia ishte faktori nxitës” – tha Vishal Shah, drejtor i produktit në platformën e biznesit në Instagram.

E si duket ky ndryshim nuk i ka pëlqyer këngëtares Enca, e cila ka shprehur dëshpërimin në një postim në InstaStory.

 “Çfarë dreqin, kanë hequr opsionin “following activity”, nuk përgjojmë dot asnjë tashti. Ps. Kjo do të ketë qenë ideja e ndonjë mashkulli!”, ka shkruar Enca./Indeksonline/