09:49 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Enca falënderon të gjithë për përkrahjen, pas vdekjes së babait

Dje doli lajmi se babai i këngëtares Enca Haxhia, kishte ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë.

Këngëtarja e ka përmendur shpesh të atin nëpër intervista, si një nga njerëzit që e ka mbështetur më fort në karrierën e saj, shkruan Indeksonline.

Së fundmi, Enca Haxhia, ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë bërë pas këtyre momenteve të vështira që po i kalojnë si familje.

“Falënderime nga zemra për të gjithë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që na kanë dhënë forcë dhe dashuri me mesazhet e tyre në këto momente të vështira. Siç e keni kuptuar e kam shumë të vështirë të flas në Instagram për gjëra që i kam kaq afër zemrës, ndaj po e lë me kaq” , ka qenë shkrimi i saj. /Indeksonline/