18:00 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / AR

Enca fotografohet krahë këngëtarit arab Mohamed Ramadan

Enca Haxhia është duke kaluar ditë pushimi në Dubai.

Nga atje po vazhdon të sjellë imazhe atraktive duke ngacmuar imagjinatën e fansave të saj, shkruan Indeksonline.

Dje bëri të ditur se është e ulur pranë Conor McGregori, duke thënë po e dashuron një vend siç është Dubai.

E sot ajo publikoi një selfie krahë këngëtarit arab Mohamed Ramadan.

Se çfarë po ‘ziejnë’ dyshja mbetet të shihet ditëve në vazhdim./Indeksonline/