Enca “gjuan” aktorin e “La Casa De Papel”: Do bënim beba të lezetshme

Seriali i famshëm spanjoll i Netflix “La Casa De Papel” ka krijuar një bazë ta madhe të fansave në mbarë botën.
Ajo konsiderohet si një prej serialeve më të suksesshme të platformës Netflix dhe të premten publikoj sezonin e 4 me radhë, teksa kanë paralajmëruar se seria do të vazhdoj edhe me dy sezona të ri.

Në mesin e adhuruesve të këtij seriali duket se është edhe këngëtarja Enca e cila ndonëse ka thënë se nuk e ndjek ajo është e opsesionuar pas Jaime Lorente, që luan në rolin e “Denverit”.
Këngëtarja shqiptare ka ndarë në Instagram në fotografi të aktorit duke pyetur adhuruesit “Si thoni ju? Ia vlen ta gjuajë këtë motra juaj”.

Duke vazhduar në një tjetër postim ““Më bindët që meritoj dikë me të mirë plus ne nuk ndajmë çifte…jeta vazhdon. Megjithëse do bënim beba të lezetshme bashkë, naj klip të bukur ti bënim gjithë shqiptart krenar”.
Kujtojmë që Enca është mjaft aktive në rrjetet sociale, e sidomos gjatë kohës së pandemisë kur të gjithë po qëndrojnë të izoluar në shtëpi./Indeksonline/