10:51 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / OSH

Enca Haxhia e ulur pranë Conor McGregorit në Dubai

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ajo ka ndarë gjatë këtyre ditëve me ndjekësit në rrjetet sociale imazhe të ndryshme nga momentet e këndshme që ka shijuar atje.

Ndër to, Enca ka theksuar një moment kulminant ku mesa duket ka pasur rastin që së fundmi, të ulet në të njëjtin lokal me mundësin e njohur, Conor McGregor.

Këtë këngëtarja e bëri të ditur përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ku shprehej se e ndjen veten me fat që pati rastin të ulet pranë tij.

Mundësi irlandez përndryshe këto ditë është duke kaluar disa ditë të mira pushimi me familjen e tij në Dubai.Ai ka publikuar disa fotografi dhe video në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku ka treguar momentet e këndshme që ka shijuar me djalin e tij të vogël në plazh.