75 Mall Live Search
14:59 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Enca Haxhia vulos 2018-tën me një budallaki, pozon komplet e zhveshur

Enca Haxhia ka ‘shokuar’ me fotografinë që vendosi ta publikojë në ditën e fundit të këtij viti.

Enca Haxhia ka vendosur t’i publikojë disa fotografi, të cilat nuk i kemi parë më herët. Në një prej tyre, ajo ka habitur të gjithë, teksa shfaqet tërësisht nudo nga dhoma e hotelit ku po qëndronte, derisa ishte në Holandë.

Këngëtarja nuk i linte vend imagjinatës me këtë fotografi, ndërsa pjesën e të pasmeve e kishte mbuluar me një figurë të pjeshkës.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Enca Haxhia është “Kujt po i han”, në duet me Don Phenom.