19:30 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Enca, jo gjithçka sillet rreth gjoksit tënd

Enca ka publikuar së fundi projektin ‘Kujt po i han’ këngë kjo që sigurisht e solli atë sërish të veshur shumë provokative.

Por jo vetëm kaq. Edhe pas publikimit të projektit, Enca vazhdon të pozojë e zhveshur.

Menjëherë pas dushit, Enca ka publikuar një fotografi në të cilën mbulon gjoksin me krahët e që nuk është aspak pozim i mirë.

Përpos kësaj, ajo pozon edhe me veshje sportive por si gjithnjë duke zbuluar gjoksin, transmeton Indeksonline.

Siç duket këngëtarja po të mos kishte pasur gjoksin, nuk do të kishte me çfarë të merrej, çfarë të postonte apo me çfarë të tërhiqte vëmendjen. Enca, jo gjithçka sillet rreth gjoksit tënd./Indeksonline/