18:13 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Enca ka lajme të mira për fansat e saj

Këngëtarja e talentuar paralajmëron më shumë projekte gjatë vitit të ardhshëm.

Enca Haxhia ka lansuar katër projekte gjatë vitit 2019, ku secili projekt ishte ndryshe nga tjetri, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se në vitin 2020 do të sjellë më shumë projekte sesa që kishte.

“2019  Cili ka qene projekti juaj i preferuar ? #balad #hajde #jealous #mëah (Ps. 2 here me shume projekte do vine ne 2020)”, ka shkruajtur Enca në postimin e saj./Indeksonline/