75 Mall Live Search
14:40 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Enca mendonte se po paraqitej pa make-up, fansi e demaskon këngëtaren

Enca Haxhia gjithnjë vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me paraqitjet e saj interesante, shkruan IndeksOnline.

E së fundmi ajo u shfaq në një video që e bëri publike në llogarinë e saj në Instagram ku shkruante me ironi “Kushedi sa e shemtuar je pa make-up”, duke aluduar se është paraqitur origjinale dhe pa makijazh.

Por ishte komenti i një fansi që e bëri Encën të reagonte.

“Sikur ti heqësh një pëllëmbë qerpikë fallto dhe efektet e Snapchat-it, atëherë po mund të të shihnim si ishe pa make-up. Enca kur beni si te sinqerta, bëjeni tamam”

E reagimi i Encës ishte befasues: “Sa personalisht e paske marrë, qetësohu, je çun, sikur stë shkon të bësh analiza qerpikësh”

Duket se Enca nuk e ka pritur mirë reagimin e fansit. /IndeksOnline/