75 Mall Live Search
17:01 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Enca na prezanton me një anë tjetër të saj, thotë që nuk e keni njohur

Enca Haxhia ka treguar një anë tjetër të saj.

Përmes një videoje, ku këngëtarja shfaqet plot sharm, ka treguar një anë tjetër të “ENCËS” muzikalisht, që sipas saj nuk e njohim.

Në këto ditë karantine, ajo ka bërë një cover të këngës “Përhaps” nga Doris Day.

Incizimin dhe xhirimin e ka bërë në shtëpi, teksa ka bërë zgjidhje edhe për mikrofon, duke e zëvendësuar me mashë të flokëve.

“ENCA – PERHAPS (Quarantine Cover) Doja t’ju tregoja nje ane tjeter te “ENCES” muzikalisht, qe ndoshta s’e njihni ? E incizova dhe xhirova ne shtepi (prandaj masha e flokeve=mikrofon), ka shkruar ajo./Indeksonline/