75 Mall Live Search
18:00 / E Diele, 21 Dhjetor 2025 / AR

Enca ndez rrjetin me pozë provokuese para pasqyrës

Këngëtarja e njohur shqiptare Enca ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një postim të ri në rrjetet sociale.

Artistja ka publikuar një fotografi para pasqyrës, ku shfaqet me një veshje të guximshme dhe elegante, duke vënë në pah linjat e saj trupore, shkruan Indeksonline.

E kombinuar me një xhaketë rozë dhe fund të zi, Enca ka zgjedhur një stil modern dhe provokues, që ka marrë menjëherë reagime të shumta nga fansat.

Look-u i saj është plotësuar me grim të kuruar dhe flokë të gjata të lëshuara, duke reflektuar vetëbesim dhe luks.

Postimet e Enca-s vazhdojnë të jenë ndër më të komentuarat në rrjete sociale, ndërsa këngëtarja mbetet një nga figurat më të përfolura të showbiz-it shqiptar, si për stilin, ashtu edhe për jetën e saj publike./Indeksonline/