15:55 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Enca nuk e harron “zanatin”, ekspozon gjoksin!

Këngëtarja e njohur shqiptare Enca Haxhia, njihet për hitet e shumta që i ka dhuruar publikut përgjatë viteve.

Ajo ka qenë dhe mbetet një nga këngëtaret shqiptare më të përfolura nga mediat rozë dhe nga publiku, për shkak edhe të paraqitjeve të saj të “zjarrta” në publik, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ajo ka qenë e pranishme në premierën e filmit “I Love Tropoja”, ku ka shkëlqyer me dukjen.

E veshur me një fustan të kuq, Enca nuk e ka harruar “zanatin”, duke ekspozuar gjoksin para miliona fansave që e ndjekin atë nëpër rrjetet sociale. /Indeksonline/