Enca s’e ka problem, pranë pasqyrës, provokon me këtë veshje
Enca përpos muzikës që sjell, e që pëlqehet shumë nga fansat e saj, ajo gjithashtu komentohet edhe për paraqitjet e saj publike mjaft të guximshme, shkruan Indeksonline.
Këngëtarja e ka dëshmuar me videoklipet e saj, që nuk e ka problem ekspozimin ndonjëher edhe të “tepërt” të formave të saj trupore.
Madje kënga e fundit e saj “Jealous” u komentua shumë për videoklipin me skena “të nxehta”.
Kështu ka bërë edhe së fundmi Enca, e cila publikoi një fotografi mjaft të nxehtë në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo shfaqet pranë pasqyrës, me një veshje interesante duke vënë në pah format e saj shpërthyese.
Kujtojmë që Enca është një nga këngëtaret femra më të ndjekura në Instagram. /Indeksonline/
