Enca, nuk je shqiptarja e parë as e fundit me dy milion ndjekës!
Këngëtarja e famshme shqiptare, Enca, dje ka festuar për shifrën e dy milion ndjekësve në llogarinë e saj në “Instagram” duke konsideruar veten si shqiptarja e parë që e ka arritur këtë.
Ajo këtë e ka bërë të ditur për të gjithë fansat e saj duke deklaruar se nuk do të ndalet me kaq dhe do ta arrijë shifrën prej 20 milionëve.

Mirëpo mund të themi që Enca është nxituar pak pasi që ajo nuk është shqiptarja e parë me kaq ndjekës.
Encës i prijnë përpara shqiptaret si: Dua Lipa me 25.1 milion ndjekës, Rita Ora me 14.5 milion ndjekës e Bebe Rexha me 7.3 milion ndjekës.
Por kjo nuk mbaron me kaq.. Pas lajmit se ajo e arriti shifrën prej dy milionësh, kjo shifër u zbrit në 1.9 milion ndjekës./Indeksonline/

