11:50 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019

Enca për tërmetin: S’jam kategoria e personazheve, që shfrytëzojnë situata të tilla për vëmendje

Këngëtarja e njohur shqiptare Enca Haxhia u përfol nëpër mediat rozë se s’ishte aq aktive me publikimet për rastin e tërmetit, në Shqipëri.

Por ajo pati një kundërpërgjigje ndaj gjithë atyre që shkruan se ajo nuk publikoi “sa duhet” fotografi rreth kësaj ngjarjeje, duke e dëshmuar të kundërtën, shkruan Indeksonline.

Kjo nuk ishte e gjitha, ajo tregoi se nuk është nga ata personazhe që e shfrytëzojnë këtë situatë për të marrë vëmendjen.

“S’jam kategoria e personazheve që të shfrytëzoj situata të tilla për vëmendje. Dhe as kategoria e atyre që postojnë gjithçka që bëjnë e ndihmat që ofrojnë. Dhe mbi të gjitha nuk i detyrohem askujt shpjegim për asgjë që bëj, por kjo temë më ka prekur aq shumë sa nuk mund të heshtja” , ka shkruar ndër të tjera Enca Haxhia. /Indeksonline/