75 Mall Live Search
20:13 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Enca provokon në bikini, ironizon me zgjedhjet

Teksa ditën e sotme mbahen votimet për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj, ndaj këtij procesi nuk kanë qëndruar indiferent as personazhet e njohur.

Këngëtarja Enca, ka pozuar tejet provokuese me bikini ditën e sotme, duke nxjerrë në pah hiret e saj.

“Faleminderit shumë të gjithëve për votat tuaja, një ditë do jua shpërblej”, shkruan Enca.

Kjo foto e këngëtares ka marrë komente të shumta, të cilat janë përqendruar kryesisht në format e saj trupore.

Enca fitoi popullaritet të gjerë sa prej zërit të saj, edhe prej linjave të bëshme trupore.