75 Mall Live Search
19:22 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Enca si zonjë, në Prishtinë na tregon belin e hollë

Enca së fundi ka promovuar filmin ‘I love Tropoja’ në Kosovë.

Pas premierës në Shqipëri, ekipi i filmit ku bëjnë pjesë edhe Ermal Mamaqi dhe Arjola Demiri qëndruan në Prizren dhe Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Enca si gjithmonë rrëmbeu vëmendje gjatë parakalimit në tapetin e kuq, me një fustan të gjatë për trupi që ia ekspozonte format “bombastike” për mrekulli.

Edhe vet këngëtares i ka pëlqyer dukja e saj, duke e quajtur vetën zonjë, ndërsa u paraqit në top-formë.

“ po ju pelqej me kte lookun si “zonje”, ka shkruar Enca sipër fotografisë së hedhur në Instagram./Indeksonline/