75 Mall Live Search
19:23 / E Martë, 12 Maj 2020 / indeksADMonline

Enca sjell pamje të ‘zjarrta’ nga xhirimet e videoklipit të ri

Këngëtarja e njohur shqiptare Enca Haxhia, është padyshim një nga këngëtaret më të përfolura shqiptare.

Kjo pasi me paraqitjet e saj, Enca merr vazhdmisht vëmendjen e fansave dhe të mediave rozë duke mos hezituar të vë në pah linjat e saj trupore, shkruan Indeksonline.

Madje në shumë raste ajo edhe është kritikuar, e është përfolur shumë por që Enca i ka kaluar këto me sportivitet, duke vazhduar me paraqitjet e saj provokative.

Njësoj ka bërë edhe së fundmi, ku ka pozuar e ‘nxehtë’ pranë detit, duke sjellë pamje nga xhirimet e videoklipit të ri, që do ta shoqëroj këngën e saj të re, që ende nuk ka treguar datën se kur do ta publikoj. /IndeksOnline/