Enca thyen heshtjen, tregon nëse ështe në lidhje apo jo!

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun për të treguar disa nga prapaskenat e projektit të tij më të fundit kinematografik.
Përpos tij, në emision ishin ftuar disa nga aktorët e filmit, ndër ta këngëtarja e njohur, Enca, pjesëmarrja e së cilës është diskutuar shumë dhe ka marrë vëmendjen maksimale.
Përveç faktit që foli për eksperiencën e saj të parë si aktore në një film, ajo ka folur edhe për jetën e saj personale. E pyetur nga Jonida Shehu nëse ajo është “single”, Haxhiu ka pranuar se po dhe askush nuk është në zemrën e saj.
“Në film isha e lidhur, por pastaj isha “single”, sepse e lashë se nuk kishte shumë “followers”. Ndërsa në jetën reale, po ashtu jam “single’”, ka treguar këngëtarja e njohur Enca.