13:20 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

Enca tregon hapur se a ka operacione plastike!

Këngëtarja e njohur Enca është shumë e komentuar nga publiku dhe mediat. Këngët e saj kthehen menjëherë në hite dhe fama e saj ka kaluar dhe jashtë kufijve shqiptarë.

Përpos talentit, Enca është mjaft e komentuar dhe për format e saj trupore dhe fotot e publikuara në rrjete sociale që marrin të gjithë vëmendjen. Këngëtarja është akuzuar shpesh për operacione plastike por si është e vërteta?

Në një intervistë për emisionin Prive, Enca ka treguar se nuk është kundër operacioneve por vetë nuk ka asgjë të bërë dhe për momentin nuk e ka në plan.