Enca vazhdon pushimet në Dubai

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, vazhdon të jetë një ndër femrat më të ndjekura në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me ndjekësit e saj fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj, e së fundmi kishte publikuar disa fotografi nga vizita në Afrikë.
Enca shijoi disa ditë të mira pushimi në Zanzibar, gjersa pas tij destinacioni i radhës duket se kanë qenë Emiratet e Bashkuara Arabe.
Këngëtarja publikoi së fundmi disa fotografi të reja në InstaStory, ku shihej me një paraqitje mjaft atraktive nga destinacioni luksoz shumë i frekuentuar.
Duket se këtë periudhë, Enca po e shfrytëzon për të kaluar disa ditë larg aktiviteteve të përditshme.
