18:25 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Enca zbulon më shumë se ç’duhet, joshëse nga pushimet

Këngëtarja e njohur shqiptare Enca Haxhia ditëve të fundit është paraqitur nga vende luksoze ku duket se ka gjetur kohë për të pushuar, shkruan Indeksonline.

Larg angazhimeve muzikore apo koncerteve, Enca po shfaqet nga një vend i bukur, ku nuk heziton të vë në pah format e saj trupore.

E kjo nuk është diçka ‘e re’ , pasiqë ajo vazhdimisht i ekspozon format, për çka edhe komentohet shumë nga fansat.

Së fundmi para më shumë se 2 milionë ndjekësve të saj në Instagram ajo ka publikuar fotografi tejet të ‘nxehta’ ku vë këmbët në plan të parë, duke i ngacmuar ndjekësit e saj të shumtë. /Indeksonline/