17:40 / E Martë, 13 Korrik 2021 / AR

Encës i duhet një ‘shok’ i ri, të vjetrit iu kanë bërë ‘bajat’

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia është bërë mjaftë aktive në rrjetet sociale duke ndarë imazhe e video mjaftë sensuale.

Bukuroshja e cila komentohet për paraqitjet fizike, nuk i lë anash provokimet dedikuar gjinisë së kundërt, shkruan Indeksonline.

Minuta më parë ndau një thënie teksa ka shkruar se është në kërkim të një shoku për të udhëtuar botën së bashku, pasi me siguri të vjetrit iu kanë bërë ‘bajat’.

“Duke kërkuar një mik të ri më të mirë për të udhëtuar në botë së bashku.

Pyetje: rrini beqar/e, bëhuni argëtues dhe bëhuni persona të mirë”, shkroi krahas imazhit.

Ndryshe, ‘Rakia’ është projekti i fundit nga këngëtarja për të cilin mori kritika të shumta për provokimet e saj të hatashme./Indeksonline/