75 Mall Live Search
22:15 / E Diele, 17 Gusht 2025 / F.R

Ende aktiv zjarri masiv në deponinë e veturave në Pejë

Një zjarr i madh ka përfshirë deponinë e veturave në lagjen “Katundi i Ri” në Pejë.

Sipas informacioneve të siguruara nga IndeksOnline, zjarri ka filluar që nga ora 10:00 e mëngjesit dhe vazhdon të jetë aktiv edhe pas disa orësh.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa tymi i dendur që po shkaktohet nga materiali i djegur është parë nga zona të ndryshme të qytetit.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendngjarja./IndeksOnline/