75 Mall Live Search
11:28 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Zbulohet një bastore ilegale, policia arreston një person, në Gjilan

Është arrestuar një i dyshuar në Gjilan, pronar i një lokali të lojërave të fatit, me ç’rast ishte duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit është kontrolluar lokali pa firmë në të cilën janë hasur 10 persona (lojtarë), në lokal janë gjetur dhe janë konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme 2 shtëpiza kompjuterike, 2 monitorë, 1 printer, 3 tabela të TV lojërave të fatit, 34 tiketa të lojërave të fatit dhe para të thata.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa hetimet në lidhje me rastin po vazhdojnë./Indeksonline/