22:08 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Ende bëj seks me ish-burrin tim, përderisa ai jeton me të dashurën e re! Çfarë të bëj?

Unë kam ende marrëdhënie seksuale me ishin tim dhe ai thotë se ne akoma teknikisht jemi të dashur- ndërkohë ai jeton me të dashurën e tij të re.

Unë jam 24 vjeçe, ai është 25 dhe ne kemi dy fëmijë së bashku, një vajzë tre muajsh dhe një djalë dyvjeçar, i cili e adhuron babanë e tij.

Unë bëj marrëdhënie me ishin tim, përderisa ai vije t’i vizitojë fëmijët.

Ne ishim së bashku rreth tre vjet dhe mendova se ai më donte.

Çdo gjë ishte mirë mes nesh përderisa kur erdhi kjo vajzë në skenë dhe ndryshoi çdo gjë.

Ajo është 22 vjeçe dhe punon si modele.

E urrej atë.

Ai filloi të dilte gjatë fundjavave kur isha shtatzënë me vajzën tonë.

Nuk isha e lumtur për këtë, por ai tha se e kisha idenë e gabuar.

Gjithçka u përmbys kur pash një mesazh seksi nga kjo vajzë që e bëri të qartë se ata kishin marrëdhënie seksuale së bashku.

Kështu, ai u larguar në kohën kur unë isha gjashtë muajshe shtatzënë me vajzën tonë dhe shkoi të jetoi me të.

Ai duket plotësisht nën kontrollin e kësaj vajze tani.

Ajo e dinte se kishte një fëmijë dhe një tjetër ishte rrugës dhe premtoi se kurrë nuk do ta ndalonte t’i shihte ata.

Por tani është një histori tjetër.

Ai ka qenë gjithmonë një baba i mirë.

Unë me të vërtetë mendoj se dua ta shkatërrojë të dashurën e tij.

Dua që ajo të dijë se ajo nuk është e vetmja me të cilën ai po kryen marrëdhënie seksuale.

Kur vjen për të parë djalin tonë, zakonisht e vendos atë në shtrat për gjumë, dhe në ndërkohë ne bëjmë seks ashtu siç kemi bërë më parë.

Gjithmonë kemi qenë mirë në shtrat së bashku.

Nëse i them asaj do të çmendet dhe do ta lëndojë edhe ishin tim, por unë jam e zemëruar me të dy.

Përgjigja:

Nuk po e justifikojë atë, por nëse ajo e kupton këtë gjë, mund të bëj që ishi juaj të shoh më rrallë të birin tuaj, pasi ajo dëshiron që ju të shmangi marrëdhëniet seksuale që i keni së bashku.

Tregoji ishit se është jetësore që ai të mbaj kontaktin me birin dhe vajzën tuaj- por se ju të dy duhet të ndalon të bëni marrëdhënie seksuale, përderisa ai thjeshtë është i paqartë.

Thoni se ju nuk do ja ndaloni të vini në shtëpi- por se ai nuk mund të jetojë me një grua tjetër dhe të bëjë seks me ju. Kjo nuk është e drejtë për askënd.

Ndoshta ju mund të organizoni që ai të kalojë kohë në shtëpinë tuaj me djalin e tij, përderisa ju merrni kohë të lirë për vetën./Indeksonline/