75 Mall Live Search
13:15 / E Enjte, 05 Maj 2022 / AR

Ende e paqartë vdekja e të riut nga Suhareka, pritet raporti i autopsisë për të vërtetuar shkakun

Dita e Bajramit (2 maj) në vendin tonë u përcoll me shumë tragjedi. Ndër rastet e rënda është edhe vdekja e të riut nga fshati Greikoc i Komunës së Suharekës.

26-vjeçari Faton Haxhaj vdiq në rrethana ende të paqarta. Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se vdekjen ia shkaktuan plagët e marra nga arma e zjarrit e tipit AK24.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe më pas i është kthyer familjes për ceremoninë mortore.

Prokuroria Themelore në Prizren është duke u marrë me rastin dhe i njëjti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Nga Prokuroria për Indeksonline bëjnë të ditur se akoma nuk kanë pranuar raportin e autopsisë.

Rasti është duke u hetuar si “vdekje e dyshimtë”. Prokuroria është në fazën e hetimit dhe grumbullimit të informacioneve si dhe në pritje të raportit të autopsisë, për të vërtetuar shkakun e vdekjes“, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes në afërsi të shtëpisë së viktimës është gjetur dhe sekuestruar arma, një karikator dhe tre fishek si dhe janë vërejtur disa njolla gjaku.

Kujtojmë që i riu ishte djali i dëshmorit të kombit, Haxhi Haxhaj. Ai nga qytetarët e Suharekës është përkujtuar si energjik, punëtor e aktivist i pashembullt./Indeksonline/

Sot i jepet lamtumira e fundit 26 vjeçarit që vdiq dje në Suharekë