Ende ekziston mundësia që Xavi të shkarkohet nga Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez mund të humbasë punën e tij nëse nuk i përfundon katër ndeshjet e fundit me forcë.
Xavi deklaroi pas humbjes nga Girona se e ardhmja e tij nuk do të ndikohej nga humbja apo fundi i tyre i sezonit, dhe ka pasur raportime se ai ende ka mbështetjen e plotë të Presidentit Joan Laporta, por të gjitha bastet mund të anulohen nëse gjërat nuk përmirësohen.
Blaugranët duhet të fitojnë të paktën dy pikë më shumë në katër ndeshjet e tyre të fundit kundër Real Sociedad, Almeria, Rayo Vallecano dhe Sevilla sesa Girona në përplasjet e tyre kundër Alaves, Villarreal, Valencia dhe Granada në mënyrë që të vulosin vendin e dytë.
Nëse nuk e bëjnë këtë, Gazeta Diario AS, thotë se Barcelona mund të zhytet në një krizë. Do të konsiderohej si një dështim dhe mund t’i hapte derën skenarëve ‘të rinj’ dhe ‘traumatikë’, me të ardhmen e Xavi-t që nuk është më e garantuar. Vendi i dytë konsiderohet minimumi që duhet të arrijë Xavi. /IndeksOnline/