Ende është aktiv, një legjendë e viztoi Bayernin dje në stërvitje

Skuadra e Bayern Munchenit dje gjatë ditës pati një mysafir special, sa ishte duke u përgatitur për ndeshjen e nesërme ndaj RB Leipzigut në Bundesliga.
Rafinha, mbrojtësi brazilian vizitoi ish-klubin e tij, shkruan Indeksonline
Pas pushimit në ligën e Brazilit, Rafinha udhëtoi drejt Gjermanisë për ta vizituar ish-skuadrën e tij.
39-vjeçari te skuadra “bavareze” luajti nga viti 2011 deri në vitin 2019, ku fitoi shtatë tituj të Bundesligas, katër tituj të DFB Pokal, një Champions League, një Super Cup dhe një Kupë të Botës për Klube.
Rafinha ende është duke luajtur futboll aktiv. Ai është kapiten te skuadra e njohur në Brazil, Sao Paulo, ku ka kontratë vetëm deri në fund të këtij viti./Indeksonline/
Rafinha visited his former teammates at Säbener Straße today [📸 @FCBayern] pic.twitter.com/iujuImBQNJ
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) December 18, 2024