Ende nuk dihet numri i votave të pavlefshme në Mitrovicë
Derisa procesi i rinumërimit të votave po vazhdon në qendrën e numërimit në Mitrovicë, ende nuk dihet se sa vota janë të pavlefshme.
Bajram Hajdari, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë, ka thënë se procesi i rinumërimit pritet të përfundojnë nesër.
“Në qendrën e Numërimit d.m.th numërimi ka filluar në ditën e hënë, me urdhër të prokurorit kemi filluar në ora 16:00, shpresojmë që nesër të përfundojmë. Gjysma tash janë numëruar, por besoj që nesër me ndërrimin me ndërrimin e parë e përfundojmë Sa janë të pavlefshme nuk e dimë. Bartja e materiali do të shkojë në QNR në Prishtinë”, tha ai.
Procesi i rinumërimit ishte ndërprerë mbrëmë nën dyshimin për keqpërdorim, por me vendim të prokurorisë, sërish sot pasdite ka nis rinumërimi. Aty deri tash janë gjet fletëvotime të pavlefshme, fletëvotime që janë ndërruar nga një kuti të një klase në kutinë tjetër të klasës tjetër, por kishte ndërrime edhe nga një shkollë në tjetrën.

