75 Mall Live Search
21:36 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / AR

Ende nuk dihet se kush do të marrë kujdestarinë e djalit të Adeles

Adele ka kohë që i ka dhënë fund lidhjes me ish të dashurin.

Ata janë në procese gjyqësore, duke dashur të ndajnë kujdestarinë për fëmijën e tyre, transmeton Indeksonline.

Ata kanë një djalë të quajtur Angelo, dhe është ende e paqartë se kujt do t’i takoi kujdestaria e fëmijës.

TMZ publikoi historinë duke treguar se Adele bëri kërkesë për divorc në shtator 2019 pas më shumë se 7 vitesh martesë.

Para se të paraqiste dokumentet e divorcit, Adele njoftoi se ishte ndarë nga Simon dhe përfaqësuesit e saj thanë se ata ishin “të përkushtuar për të rritur djalin e tyre me dashuri”.

Me marrjen e kujdestarisë së përbashkët, duket se Adele dhe Simon po mbajnë fjalën./Indeksonline/