16:37 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nuk fillon seanca e jashtëzakonshme, Lista Serbe pret në sallë

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Qeveria, pritet të vazhdojë sot.

Megjithëse ishte paralajmëruar për në ora 16:00, ajo ende nuk ka filluar.

Për momentin, brenda sallës gjenden deputetët e Listës Serbe, shkruan Indeksonline.

Seanca është thirrur për të votuar propozimet për ekipin negociator në bisedime me Serbinë.

Kjo seancë ka filluar dje në mëngjes por që nuk është arritur që të përfundojë pasi që atë e kanë bojkotuar partitë opozitare./Indeksonline/