75 Mall Live Search
12:53 / E Diele, 16 Prill 2023 / Gj. Sh

Ende nuk po e gjen fitoren me Chelsean, Lampard i zhgenjyer pas humbjes nga Brightoni

Chelsea po kalon në një kriz të madhe rezultatesh dhe asesi nuk po mund të këndellet as pas rikthimit të Frenk Lampardit si trajner.

”Blutë” të shtunen u mposhtën në ”Stamford Bridge”, nga Brightoni me ruzultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Kjo humbje nuk i pëlqeu trajnerit Frenk Lampard, i cilu ishte i zhgënjyer pas ndeshjes.

“Humbja është mëse e merituar. Mendoj se tani më shumë se sa për humbje, duhet të flasim për rezultatet. Fitoret vijnë vetëm me cilësinë e lojës. Nga pikëpamja e lojës, kjo humbje ishte më zhgënjyesja. U mundëm në bazat e futbollit.

Brighton është një ekip i mirë, kështu që ne duhet t’i japim meritat. Ata mund të luajnë kështu kundër pothuajse çdo kundërshtari në Premier League”, deklaroi Lampard pas humbjes nga Brightoni./IndeksOnline/