Ende pa e filluar mirë, përfundon romanca e Justin Trudeau-së dhe Katy Perry-t?

Duket se romanca e shkurtër midis yllit të popit Katy Perry dhe ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau tashmë ka marrë fund.
Sipas informacioneve të fundit, marrëdhënia e tyre, e cila u përfol në media, është ftohur papritur, shkruajnë mediat e huaja, transmeton indeksonline.
Arsyet kryesore të ndarjes thuhet se janë agjendat e tyre të ngjeshura dhe shqetësimi i Trudeau-së me vëmendjen e madhe mediatike që shoqëron marrëdhënien e tij me ikonën globale të popit.
Edhe pse ata u panë në një darkë intime në Montreal muajin e kaluar, pas së cilës ai mori pjesë në koncertin e saj, komunikimi është dobësuar ndjeshëm në dy javët e fundit, raportoi “Daily Mail”.
“Ajo është e zënë, ai është i zënë”, zbuloi burimi, duke shtuar se ata shkëmbenin mesazhe “pa ndërprerje” në korrik. “Ka shumë gjëra që po ndodhin dhe ngazëllimi fillestar është zbehur.”
Megjithatë, burimi i brendshëm theksoi se nuk ka asnjë dramë në sfond. “Nuk ka asgjë negative në lidhje me këtë. Ata thjesht nuk janë më në komunikim të vazhdueshëm. Kjo mund të ndryshojë, por për momentin është kështu. Është qetësuar situata”, përfundoi ai./Indeksonline/