Ende pa filluar dialogu, Gjuriq tregon se shqiptarët do të pyetën për vrasjen e Ivanoviq
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuqi njëherësh drejtues i ekipit negociator për dialog me Kosovën, ka folur sot rreth temave që pritet të diskutohen në fillimin e dialogut me Kosovën.
Gjuriq ka thënë se ndër temat më të rëndësishme që pritet të diskutohet sigurisht është krijimi i komunave me shumicë serbe dhe hetimi i vrasjes së liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, duke shtuar se Serbia pret përgjigje në shumë pyetje por duke mos saktësuar se në cilat pyetje, transmeton Indeksonline.
Gjuriq ka shtuar poashtu se Serbia do të ketë shumë pyetje për bashkëbiseduesit e saj dhe prandaj do të shoqërohet nga ekspertët e policisë kompetente në Brukseli.
Ndër të tjerash Gjuriq ka shtuar se shqetësohet nga heshtja e bashkësisë ndërkombëtare ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama mbi mundësin e politikës së përbashkët Prishtinë-Tiranë./Indeksonline/