75 Mall Live Search
08:51 / E Premte, 26 Janar 2024 / Gj. Sh

Ende pa përfunduar ndeshja, Simeone vrapoi drejt zhveshtoreve duke festuar

Skuadra e Atletico Madrid arriti fitore të madhe mbrëmë në “Wanda Metropolitano” ndaj Sevillas me rezultatin minimal 1:0, duke u kualifikuar kështu në fazën gjysmëfinale të Kupës së Spanjës.

Një video interesante po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet trajneri Diego Simeone duke vrapuar drejt zhveshtoreve, shkruan Indeksonline

Simeone nuk e priti gjyqtarin për ta përfunduar ndeshjen, vrapoi drejt zhveshtoreve duke festuar dhe pa u përshëndetur fare me kundërshtarët.

Golin e vetëm mbrëmë e shënoi sulmuesi holandez, Memphis Depay në minutën e 79’të duke çuar klubin e tij drejt gjysmëfinales së madhe./Indeksonline/