75 Mall Live Search
11:48 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Ende pa përfunduar stinori, ky futbollist i Barcelonës siguron titullin e parë

Futbollisti, Jeison Murillo duket se e ka filluar vitin 2019 në mënyrën më të mirë.

Pas huazimit në Barcelonë në afatin e janarit, kolumbiani vetëm se e ka siguruar titullin e parë edhe pse katalunasit ende nuk kanë fituar asgjë këtë sezon, transmeton Indeksonline.

Murillo që tash mund të cilësohet fitues i ‘Kupës së Mbretit’. Kjo pasi që ish ekipi i tij, Valencia dhe Barcelona janë në finale të këtij kompeticioni.

Nuk ka rëndësi se cila fiton, Murillo do të jetë në ekipin kampion. Kolumbiania ka luajtur për të dy ekipet në ‘Kupë të Mbretit’ këtë sezon./Indeksonline/