75 Mall Live Search
18:37 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ende pa u gjetur trupi i Sala, Nantes dhe Cardiff fillojnë përplasjen për pagesën

Emiliano Sala u prezantua si futbollisti më i ri i Cardiff me 20 janar duke u bërë si nënshkrimi rekord i skuadrës së Premierligës.

Transferimi i Argjentinasit nga Nantes i kushtoi klubit uellsian hiq më pak se 17 milionë euro, shkruan Indeksonline.

Sipas asja çfarë raporton “Mirror”, skuadra franceze i ka dërguar një e-mail skuadrës së Premierligës duke i kërkuar të përfundoj pagesën, dhe nëse kjo nuk kryhet do të ketë pasoja ligjore.

Nantes po kërcënojnë me veprime të mëtejshme nëse nuk e marrin pagesën e parë- pasi pagesa është e ndarë në tri vite. Pagesa duhet të bëhet brenda dhjetë ditësh, pavarësisht se kërkimet për të vazhdojnë pasi ai figuron ende i zhdukur.

Klubi francez Bordeaux gjithashtu ka të drejtë mbi kartonin e lojtarit, pasi që 50 për qind iu ka takuar atyre, pasi Sala ishte pjesë  e tyre në sezonet 2012-2015 përpara se të bashkohej me Nantes.

Emiliano Sala u zhduk afër Ishujve “Channel” derisa po udhëtonte nga Franca në Britaninë e Madhe me aeroplanin, Piper Malibu N264DB. /IndeksOnline/