Nis shembja, ende pa u ndërtuar, e memorialit “Ibrahim Rugova”, në Istog

Parku memorial “Ibrahim Rugova” në Istog, ka filluar të shembet ende pa u ndërtuar.
Mediat lokale në Istog tregojnë pamjet se si pllakat e jashtme të memorialit kanë nisur të shemben në kohën kur ky ndërtim ka filluar te hyjë në fazën përfundimtare.

Mbi 1 milion euro janë shpenzuar deri tashti për këtë projekt që po duket se është i dështuar, shkruan Indeksonline.
Pikërisht për këtë projekt, kryetari i Istogut, Haki Rugova, ishte gjetur në konflikt interesi.

Rugova i kishte dhënë punë në këtë projekt vëllait të tij me kompaninë “Macon”.
Madje, projektin ideor të memorialit e ka bërë dhëndri i Haki Rugovës, Esat Bytyçi. /Indeksonline/
