Ende pas nisur mirë ndeshja Ismet Munishi i bërtet lojtarëve: Sulmojeee!

Ismet Munishi e ka nisur mbarë punën e re te Gjilani, duke mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 2-1.
Trajneri karizmatik ishte tejet aktiv gjatë ndeshjes.
Ende pa filluar mirë dueli ndaj mitrovicasve, Munishi dëgjohet duke iu thënë lojtarëve, “Sulmoje mënjeherë, sulmojee”.
Ndryshe, fitorja e Munishit në debutim, është e para për Gjilanin në edicionin pranveror.
/Indeksonline/