Ende s’dihet nëse Kurti do t’i shkojë në takim Thaçit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pret sot në takim liderët institucionalë dhe politikë të vendit.
Takimet e Thaçit kanë për qëllim informimin, konsultimin dhe koordinimin për çështje të interesit shtetëror.
Në zyrën e tij, presidenti tashmë po zhvillon takimin me Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka nisur në orën 10:30.
Ndërsa, pas Mustafës, Thaçi do të ketë takim me Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i paraparë të mbahet në orën 11:00, për të pasuar në 12:00 me Kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limaj.
Në orën 13:00 Presidenti i Republikës së Kosovës, do ta pres edhe Kryministrin Albin Kurti, por që ky takim nuk është paraparë edhe në agjendën e tij për sot.
Indeksonline, ka kontaktuar edhe Zyrën e Kryeministrit Kurti, të cilët ende nuk kanë ndonjë informacion nëse kreu i Qeverisë do t’i shkojë në takim presidentit.
E, krejt në fund Thaçi do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin, që pritet të ndodhë në orën 14:15./Indeksonline