75 Mall Live Search
11:03 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / G T

Ende s’e ka gjetur klubin e ri, Loret Sadiku po stërvitet te një skuadër në Suedi

Futbollisti kosovar, Loret Sadiku, është në kërkim të një klubi të ri gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Ka kohë që futbollisti nuk është me një skuadër, por ai nuk po i ndal stërvitjet, shkruan Indeksonline

34-vjeçari është duke u stërvitur te skuadra suedeze, Helsingborg. Këtë e konfirmoi vetë klubi përmes rrjeteve sociale.

Mbrojtësi kosovar kishte treguar arysen pse ishte larguar nga Kasimpasa dhe Adanaspori AS, te kjo e fundit shkaku ishin pagat, kurse nga Kasimpasa u largua për shkak të numrit të limituar të futbollistëve të huaj.

“Shkova te Adanaspori në divizionin e dytë dhe kjo ndodhi! Nuk u pagova, e kështu me radhë, ishte thjesht kaos”, u shpreh Sadiku për “Skanesport”-in./Indeksonline/