Ende s’e ka mbyllur karrierën, Robben rikthehet në stërvitje

Arjen Robben është rikthyer në stërvitje te skuadra e Groningen.
Anësori holandez ishte pensionuar nga futbolli pas largimit nga Bayern Munchen gjatë vitit 2019, por ai u rikthye sërish në fushën e gjelbër te ekipi i Groningen gjatë këtij sezoni, shkruan IndeksOnline
Për shkak të muskujve të dobët, Robben kishte pësuar një lëndim gjatë tetorit të vitit të kaluar – në ndeshjen kundër Utrechtit.
Sot gjatë ditës, 37-vjeçari është rikthyer në stërvitje dhe pritet me qenë gati për ndeshjen e ardhshme.
“Arjen Robben nuk e ka mbaruar ende”, shkruhet në njoftimin e klubit holandez.
Kujtojmë që gjatë këtij sezoni, Groningen në 27 xhiro ka grumbulluar 43 pikë – dhe gjendet në pozitën e gjashtë./IndeksOnline/