Ende situatë e paqartë e penalltisë së Alvarezit, vjen reagimi i UEFA-s: Do të diskutojmë me FIFA-n dhe IFAB-in!

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka reaguar për herë të parë në lidhje me penalltinë e anuluar të sulmuesit, Julian Alvarez.
Alvarez shënoi mbrëmë ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, por gjyqtari e anuloi, sepse lojtari argjentinas kishte kontakt me topin me dy këmbët, shkruan Indeksonline
🚨 More footage of Julian Alvarez’s penalty.
— Atletico Universe (@atletiuniverse) March 13, 2025
You decide if it was a double touch.pic.twitter.com/zpHZwnpRT0
Sipas pamjeve që posedon UEFA, Alvarez preku topin dy herë dhe kjo sipas ligjit sistemi VAR është dashur ta thërras gjyqtarin për rishikim të rastit.
Gjithashtu, UEFA njofton Atletico Madridin se do të bëjë disa diskutime në lidhje me këtë çështje me FIFA-n dhe IFAB-in.
Reagimi i UEFA-s:
“Ateltico Madrid pyeti UEFA-n për incidentin, që ia anuloi penalltinë e Julian Alvarezit.
“Edhe pse një prekje minimale, lojtari kishte kontakt me topin me dy këmbët, siç tregohet në videoklip. Sipas rregullit aktual (Ligjet e lojës, Ligji 14.1), VAR-i duhej ta thërriste gjyqtarin për të anuluar golin.
“UEFA do të fillojë diskutimet me FIFA-n dhe IFAB-in, për të përcaktuar nëse rregulli duhet të rishikohet në rastet kur një prekje e dyfishtë e topit është qartësisht e paqëllimshme”, shkruhet në reagimin zyrtar të UEFA-s