Ende s’ka ftesë për seancë, Ymeri: Qytetarët e paguajnë gjithë këtë teatër
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, duke folur për çështjen e presidentit, tha se janë më pak se 8 orë kohë, ndërkaq as ftesë për seancë nuk ka nga partia në pushtet.
Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se qytetarët e Kosovës që po shohin e paguajnë gjithë këtë teatër.
“Sido që të jetë, nga nesër edhe nuk pyeten, fjalën e kanë instanca tjera edhe përfundimisht vet qytetarët e Kosovës që po shohin e paguajnë gjithë këtë teatër”, shkroi ajo

