75 Mall Live Search
17:30 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / Blerim

Ende s’ka gol për Rashicën në vitin 2021, nuk i mjaftojnë as 90 minuta

Skuadra e Werder Bremen ka barazuar pa gola 0-0 ndaj Freiburg në xhiron e 21-të në Bundesliga.

Bremen ishin më të mirë në fushë, por nuk arritën të shënonin gol pas 4 tentimeve në portë, shkruan IndeksOnline.

Në këtë ndeshje luajti edhe ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica. Ai luajti tërë takimin [94 minuta], por asgjë s’pati pozitive. Kujtojmë që kosovari ende nuk ka shënuar gol në vitin 2021.

Werder Bremen me barazim mbetët në pozitën e 11-të me 23 pikë./IndeksOnline/